Trajnim

IMB ofron disa menyra per te permbushur nevojat tuaja per trajnim, duke perfshire edhe materiale me te cilat ju mund te mesoni vete. Ju do te gjeni zgjidhjen per kerkesat tuaja.

Manualet e perdorimit & ndihmes online

Cdo program i IMB-se shoqerohet nga nje manual perdorimi i detajuar ku shpjegohen te gjitha funksionet e programit. Manualet fillojne me bazat e programeve dhe gradualisht perparojne deri ne perfeksionimin e menyres se te punuarit. Gjithashtu programet jane te pajisur me sistem ndihmes te integruar (Help) ku ju mund te lexoni dhe gjeni zgjidhje per secilin nga funksionet e programit. Ndihma e integruar eshte me e pershtatshme pasi ju te jeni ambjentuar me programin.

Manualet e programeve jane falas dhe ju mund ti merrni ne forme dixhitale ne faqen e shkarkimeve.


Libri "Kontabiliteti i Informatizuar - programi Alpha"

Ky liber ju mundeson qe ne menyre autodidakte te mesoni koncepte mbi kontabilitetin, menyren se si organizohet ai ne nje biznes te vogel dhe si mund te perdorni programin Kontabiliteti Alpha. Libri perdoret edhe nga qendrat trajnuese qe organizojne kurse te Kontabilitetit Alpha.

Libri eshte falas dhe ju mund ta merrni ate ne forme dixhitale ne faqen e shkarkimeve. Ne te njejten faqe ju mund te shkarkoni dhe te perdorni falas versionin e plote funksional te Kontabilitetit Alpha!


Trajnim i personalizuar

Nese keni blere nje nga produktet tona dhe nuk ju mjaftojne materialet trajnuese qe jepen bashke me produktin, ju mund te merrni trajnimi te personalizuar nga specialistet e IMB. Ky lloj trajnimi kryhet me dokumenta ndermarrjesh reale dhe i pershtatet struktures se biznesit tuaj. Koha dhe vendi i trajnimit percaktohen nga ju. Gjate seancave specialisti i IMB kontrollon punen dhe progresin tuaj.
Cmimet e trajnimeve mund ti gjeni ne pjesen e fundit te faqes se cmimeve te produkteve dhe sherbimeve


Trajnim ne qendrat profesionale

Trajnim per produktet e IMB zhvillohet edhe ne disa nga qendrat e trajnimeve me prestigjoze ne Tirane. Instruktoret qe trajnojne ne keto qendra jane te certifikuar dhe autorizuar nga IMB per mesimdhenie. Disa nga qendrat kryesore ne Tirane qe zhvillojne kurse te produkteve te IMB jane:


Pjesa me e madhe e distributoreve tane ne Shqiperi dhe Kosove ofrojne kurse per produktet tona.

<-Kthehu Mbrapa

Copyright© 2007 Instituti i Modelimeve në Biznes Rreth IMB    Vendndodhja