Mirembajtje

Pse duhet mirembajtja?

Për të qenë gjithmonë pranë klientëve dhe që produktet që ju blini tek IMB të jenë funksionale për ju, IMB ofron edhe shërbimin e mirëmbajtjes së programeve.

Mirëmbajtja është e nevojshme në mënyrë që ju të jeni të mbuluar nga të gjitha problemet që mund të keni me produktin që keni blerë, si dhe të jeni vazhdimisht të azhornuar, duke patur gjithmonë versionin më të fundit të azhornuar me ndryshimet që mund të ketë pësuar ligji, ose përmirësimet e vazhdueshme që ne bëjmë në produktet tona.

Mirembajtja perfshin:


Llojet e Kushteve

IMB zakonisht aplikon kontrata mirëmbajtje vjetore për produktet e saj. Në varësi të llojit të produktit që ju zgjidhni, ndryshojnë edhe kushtet e mirëmbajtjes.

Programet single (vetëm 1 liçensë instalimi) ofrohen vetëm me çmimin e programit, dhe mirëmbajtja paguhet veç.
Ndërsa për programet në rrjet ofrohet një periudhë garancie fillestare prej 6 muajsh, periudhë krejtësisht e mjaftueshme për vënien në punë dhe mirëfunksionimin e programit. Në përfundim të kësaj periudhe Ju mund të nënshkruani kontratën e mirëmbajtjes për 1 vit, duke qenë të siguruar për shërbimin në çdo çast që ju do të keni ndonjë problem.


Llojet e Mirembajtjes

Mirembajtja ofrohet ne dy lloje:


Përjashtime nga këto tarifa bëhet vetëm në rastin kur midis klientit dhe IMB janë negociuar kontrata mirëmbajtjeje specifike, që mund të përfshijnë periudha afatgjata, ose kur blerja e programit është kryer nëpërmjet një procedure tenderimi, ku është përfshirë edhe mirëmbajtja e programit.

<-Kthehu Mbrapa

Copyright© 2007 Instituti i Modelimeve në Biznes Rreth IMB    Vendndodhja