KONTABILITETI DHE ANALIZA FINANCIARE

(pėr jospecialistėt)

Meqenėse tekstet ekzistuese tė kontabilitetit, nė shqip, janė shkruar kryesisht pėr studentėt e degėve “Financė“ dhe supozojnė njė formim paraprak nė shkencat bazė ekonomike, e gjykuam me vlerė tė shkruanim kėtė tekst praktik nė shėrbim tė administratorėve tė bizneseve , pa qenė nevoja e ndonjė bagazhi paraprak nė shkencat ekonomike, prandaj ne e kemi emėrtuar “Kontabiliteti dhe analiza fi nanciare pėr jospecialistėt“. Krahas administratorėve, libri synon t’u vijė nė ndihmė edhe llogaritarėve, magazinierėve, arkėtarėve etj. Niveli i tij ėshtė tepėr elementar pėr financierėt.

Teksti pasqyron pėrvojėn e grumbulluar, qė nga viti 1991, gjatė hartimit dhe zhvillimit tė vazhdueshėm tė programit kompjuterik “Alpha“ nga Instituti i Modelimeve nė Biznes.

Nė fakt, programi “Alpha“ synon, jo thjesht t’u lehtėsojė punėn fi nancierėve tė ndėrmarrjeve duke automatizuar veprimet, por thelbėsisht t’u japė administratorėve tė bizneseve informacione tė rėndėsishme pėr zhvillimin e biznesit tė tyre. Pėr kėtė arsye, ky libėr, krahas teknikave kontabėl, trajton dhe elemente bazė tė analizės fi nanciare praktike.

Programi “Alpha“ sot pėrdoret nga mbi katėr mijė ndėrmarrje, kryesisht nė Shqipėri por edhe jashtė saj si nė: Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi. Shfrytėzimi optimal i programit “Alpha“ ndihmohet nga njohuritė e shtjelluara nė kėtė libėr.

Ēfarė njohuri paraprake nevojiten pėr ta kuptuar?

Njohuritė e dhėna nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme janė tė mjaftueshme pėr tė kuptuar konceptet dhe metodat e paraqitura.

PĖRMBAJTJA E LIBRIT

<-Kthehu Mbrapa

Copyright© 2007 Instituti i Modelimeve në Biznes Rreth IMB    Vendndodhja